12 vjedhje të rënda në Tetovë, të dyshuar pesë persona

Policia e Tetovës informoi se janë zbardhur 12 vjedhje për të cilat është parashtruar kallëzim penal në të cilin janë përfshirë pesë persona. Prokuroria ka marrë denoncim nga policia për katër persona nga Tetova dhe një nga Xhepçishti.

Marketing

“Të dyshuarit B.Q, Sh.I. dhe O.M. të gjithë të moshës 28 vjeçare dyshohen se janë kryes të vjedhjeve, ndërsa M.K (35) dhe Xh.K. (49) për ‘fshehje’. B.Q, O.M. dhe Sh.I. në periudhën prej 7 deri më 28 tetor të këtij viti, me dhunë kanë vjedhur disa ushqimore në Tetovë, duke i thyer bravat dhe drynat e dyerve të hyrjes dhe pas kërkimeve kanë marrë mjete dhe para. M.K. dhe Xh.G nga ata i kanë blerë produktet e mara. Dëmi total material që të denoncuarit e kanë shkaktuar me veprat e kryera penale vlerësohet në 74.000 denarë”, informojnë nga SPB Tetovë.

Përveç për 12 vjedhje të dyshuarit akuzohen edhe për tentim të dy vjedhjeve.