Halk Bank do ta zëvendësojë Eurostandard

Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme e ka pranuar ofertën përfundimtare të Halk Bank si më të favorshme, raporton TV21.

Marketing

Afati i fundit për implementim është dy muaj deri në marrjen teknike të Postës, përkatësisht implementimin e sistemit ekzistues që ka qenë në përdorim deri më tani.

Bordi Drejtues i Postës së Maqedonisë së Veriut pasi që ka marrë pëlqimin e Bordit Mbikëqyrës i propozon Qeverisë që të jap pëlqim për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” dhe SHA “Halk Bank”.