Gjashtë inspektorate për një javë nga 9 deri në 15 nëntor janë realizuar. Kanë shqiptuar 13 mijë 676 vendime për izolim nga virusi korona. Janë mbyllur dy lokale njëri në Gostivar dhe tjetri në ohër pasi kanë punuar në kundërshtim me ligjin antikovid.
“Në një objekt hotelierik në Gostivar nuk është respektuar orari I punës gjegjësisht ka punuar pas orës 21 dhe objekti tjetër në Ohër në të cilin nuk është respektuar kufizimi prej katër personave në një tavolinë. Të dy lokalet janë mbyllur menjëherë.”, tha Magdalena Grashkoska, kryetare e këshillit inspektues.
Gjithashtu janë regjistruar edhe 8 shkelje për mos mbajtje të maskës në vende pune. Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar ka urdhëruar spitalin e Shtipit që brenda tre ditëve të del me raport për punën e këtij spitali pas vdekjes së pacientes 41 vjeçare nga Berova, si pasojë e verusit Covid-19.
“Urdhëruam drejtori I spitalit në Shtip që me urgjencë të thërasë komisionin për punë cilësore dhe të analizojë mjekimin e pacientes. Në afat prej tre ditëve, drejtori do të duhet që të informojë inspektoratin për të dhënat e tyre dhe më pas ne do të bëjmë mbikqyrjen.”, tha Irinka Buhova, drejtore e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor.
Në periudhën që shkoi inspektorati sanitar dhe shëndetësor ka kryer edhe shtatë kontrolle të punës së spitaleve sa I përket vdekjes së personave të rinj nga virusi korona. Raportet I’u janë dorëzuar ministrisë së shëndetësisë. Detajet do të dihen pas përmbylljes së vlerësimeve profesionale.