‘Maskat nuk mbrojnë sa duhet, por …’

Një studim i shkencëtarëve danezë ka gjetur se maskat e fytyrës ofrojnë vetëm mbrojtje të moderuar kundër virusit COVID-19.

Marketing

Një studim i shkencëtarëve danezë ka gjetur se maskat e fytyrës ofrojnë vetëm mbrojtje të moderuar kundër virusit COVID-19.

Një studim i kryer në prill dhe maj, kur autoritetet në Danimarkë nuk kishin lëshuar ende një rekomandim për të mbajtur maska, përfshiu 6.024 të rritur të ndarë në dy grupe – një që mbante maska dhe një grup kontrolli, shkruan Reuters.

Pas një muaji hulumtimi, u tregua se 1.8 për qind e të anketuarve që kishin maska morën virusin, si dhe 2.1 për qind e të anketuarve nga grupi i kontrollit, njoftoi Spitali Universitar në Kopenhagë.

“Studimi nuk konfirmoi uljen e pritshme të rrezikut të infeksionit për njerëzit që mbajnë maska dhe mund të tregojë një nivel më të moderuar të mbrojtjes prej 15 deri në 20 për qind, megjithatë, studimi nuk pretendon që maskat të mos ofrojnë ndonjë mbrojtje”, tha spitali në një deklaratë.

Gjetjet e studimit janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme, të cilat thonë se maska siguron vetëm mbrojtje të kufizuar për përdoruesin, por mund të ulë në mënyrë dramatike rrezikun për të tjerët nëse përdoruesi është i infektuar, edhe kur nuk ka simptoma.

Autorët e studimit shtojnë se rezultatet nuk duhet të përdoren për të konkluduar se mbajtja e maskave nuk është efektive në zvogëlimin e përhapjes së COVID-19, pasi hulumtimi nuk ka provuar se sa maska ulin rrezikun e përhapjes së infeksionit./Indeksonline