Shkup/ Zgjerohen kapacitetet e reparteve për trajtimin e pacientëve me Kovid 19

Departamentet e Kovid në Shkup janë zgjeruar këtë mëngjes për 43 shtretër shtesë, të cilat janë vënë në punë për pacientët e dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19. Reparti Kovid i Klinikës për sëmundjeve të syve filloi të punojë në ora 8 të mëngjesit prej 23 shtretërish, ndërsa kovid qendra në SPQ “8 Shtatori” është zgjeruar me 20 vende të reja. Atje, kapaciteti nga 80 të deritanishmet është rritur në 100 shtretër spitalorë”, informon Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

“Qendra Kovid e Klinikës për sëmundje të syve është pjesë e Klinikave interne dhe do të punësojë staf nga këto klinika të përbërë nga infektologë, internistë dhe anesteziologë, si dhe personel mjekësor të nivelit të mesëm. Klinika është e pajisur me furnizim me gaz dhe mund të kujdeset për të gjithë pacientët që kanë nevojë për terapi me oksigjen”, thonë nga Ministria

Pritet, shtojnë ata, që në një kohë të shpejtë të lëshohet edhe kovid qendra e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt, ku do të kujdesen një numër shtesë i pacientëve.