GRUBI: BDI asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e Bashkësisë Fetare Islame në RMV

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e brendshme Bashkësisë Fetare Islame ashtu siç nuk ndërhyri dhe tani para disa ditësh kur ky institucion fetar mbajti në mënyrë demokratike zgjedhje të brendshme për emërimin e kryetarit të saj.

Marketing

“BDI asnjëherë nuk ka ndërhyrë në çështjet e brendshme të Bashkësisë Fetare Islame ashtu siç nuk ndërhyri tani në zgjedhjet e para disa ditëve. E dini se ne mbështesim autonominë e institucionit BFI të cilës i përkasim dhe të gjithë ne, i urojë ata për zgjedhjet demokratike të cilat i kanë zhvilluar pa asnjë ndërhyrje politike, d.m.th Bashkimi Demokratik për Integrim në parim nuk ndërhynë në autonominë, as të universiteteve e as në institucionet tjera, por respektojmë vullnetin e përfaqësuesve të atyre institucioneve” është shprehur Grubi.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=1094487077646598&ref=watch_permalink