Grubi s’flet për “Shtëpinë e verdhë”, thotë se nuk dëshiron të jetë pjesë e debatit parazgjedhor në Shqipëri
Të shtëna me armë zjarri ka pasur këtë pasdite në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Lajmin për TV21, e konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 20.11.2020 rreth orës 14:55 është lajmëruar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” përpara një dyqani për auto pjesë. Deri në këtë moment nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21.