Shtabi kryesor do të jetë trupi që do të koordinojë të gjithë luftën kundër pandemisë me COVID-19 në gjendje krize. Do të koordinojë 80 shtabe lokale krizash nëpër Komuna, të cilët do të marrin vendime se cfarë resursesh nevojiten edhe nga sektori shtetëror dhe privat në territorin e tyre që në mënyrë më të lehtë dhe më dinamike të përballet kriza.
Gjithashtu, Shtabi kryesor do ta ketë fjalën kryesore, nëse Armata dhe policia, me sa kapacitete, do të asistojnë për rendin nëpër spitale, në ndërtimin e spitaleve mobile dhe infrastrukturës plotësuese, tranportit të pacientëve dhe cdokund ku mund të ndihmojnë. Por, kjo nuk do të thotë se nëpër rrugët do të patrullojnë ushtarët. Ata vetëm do t`u ndihmojnë pjesëtarëve të MPB-së, nëse ka nevojë.
Detyra e parë e trupit që përbëhet nga QMK-ja dhe 11 anëtarët tjerë të më shumë institucioneve do të jetë formimi I planit aksional për veprim.
Gjendja e krizës mund të zgjasë deri në 30 ditë, kurse për vazhdimin e saj, Qeveria duhet të kërkojë leje nga Kuvendi.