Presidenti Stevo Pendarovski thotë se shpallja e gjendjes së krizës ishte e domosdoshme në mënyrë që të mundësohet shfrytëzim më i mirë i të gjitha resurseve të shtetit, përfshirë edhe Armatën, por edhe institucioneve private shëndetësore për përballje me krizën nga koronavirusi. Gjendja e jashtëzakonshme, potencoi, nuk nevojitet sepse ka Parlament funksional. Ai konsideron se vendi nuk është i vetmi i cili ka gjendje të rëndë epidemiologjike, sepse, siç potencoi, i njejtë është rasti në të gjitha shtetet e tjera. Konsideron se për mosrespektim të masave nuk duhet të akuzohen vetëm qytetarët, por edhe institucionet, posaçërisht për zbatim selektiv të ligjeve dhe sanksionimit.
“Në këtë moment Armata tashmë nuk ka hapësirë të ndihmojë, ne shfrytëzojmë një bazë ligjore në Ligjin për shërbim në Armatë dhe kjo nuk mjafton. Kemi 40-50 njerëz të cilët tani ndihmojmë. Që ai numër të jetë shumë më i madh, duhet të ketë gjendje të krizës, sepse sipas Ligjit për menaxhim me kriza, armata mund të ketë rol më të madh në mbështetje të policisë, vetëm nëse ka krizë apo gjendje të shpallur të jashtëzakonshme”, tha Pendarovski në Triling në TV 24.
Presidenti potencoi se shpallja e gjendjes së krizës nënkupton edhe mundësi që shteti në këto 30 ditë të menaxhojë me resurset private për përballje me situatën, edhe pse siç thotë, ndoshta nuk do të kemi nevojë për diçka të tillë.
“Nëse situata përkeqësohet, nuk do të shkojmë drejt gjendjes së jashtëzakonshme, por në restriksion të lëvizjes së qytetarëve, përkatësisht orë policore”, tha Pendarovski.
Ai thotë se është e pakontestueshme që një pjesë e vogël e qytetarëve janë të padisiplinuar, por se nuk mundet që i tërë faji për gjendje t’u hidhet vetëm atyre. Gjithashtu, është e pakontestueshme, theksoi Pendarovski, se edhe një pjesë e institucioneve shtetërore janë të padisiplinuara.
“Është e pakontestueshme se qytetarët në një pjesë, unë do të thosha se një pjesë shumë e vogël janë[ të padisiplinuar, por unë mendoj se edhe një pjesë e institucioneve shtetërore nuk janë të ‘disiplinuara’”, tha Pendarovski duke shtuar se mosdisiplinimi i institucioneve i referohet selektimit gjatë veprimit dhe zbatimit të ligjeve dhe masave.