“Fajet mi lë mua”, thonë Shyhretja e Afrimi në këngën e re

Shyhrete Behluli dhe Afrim Muçiqi kanë publikuar këngën e re.

Marketing

Dy emrat shumë të dashur të skenës muzikore shqiptare, Afrim Muçiqi dhe Shyhrete Behluli janë bërë bashkë për një këngë.

Kënga e re e Shyhretes dhe Afrimit titullohet “Fajet mi len mu” dhe vjen e shoqëruar edhe me video.

Projekti në fjalë erdhi në prag të festave të fundvitit, kur shumë prej artistëve janë mobilizuar për të publikuar këngë të reja.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Shyhretes me Afrimin, ngase edhe më parë këta dy këngëtarë kanë bashkëpunar në projekte muzikore.

Kujtojmë se paraprakisht, Shyhrete Behluli kishte lansuar këngën “Jam shqiptar” në duet me Sinan Akcil.