Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës për Express.
Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.
“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën
Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.