Rikthehen Tomi dhe Jerry, kësaj here në botën reale

Viti i ardhshëm do të rikthejë në kinema, armiqtë e përjetshëm por shumë të dashur për fëmijët Tomin dhe Jerryin.

Marketing

Ky rikthim do të vijë i animuar, por dhe me personazhe realë nën regjinë e Tim Storu dhe me protagonistë aktorët Chlow Grace Moretz, Rob Delaney, Michael Peña, Ken Jeong e Colin Jost.

Tomi dhe Xherri në serinë e radhës janë personazhet klasike të filmit, që zhvendosen për të jetuar në një qytet të madh si Nju Jorku dhe gjejnë atje shtëpinë e re, një hotel, ku vetëm pak orë më vonë do të mbahet një dasmë e madhe, për të cilën organizatorja punëson macen Tom për të hequr qafe miun Jerry. Pavarësisht luftës mes tyre, Tomi dhe Xherri këtë herë bashkëpunojnë, me armikun e tyre të përbashkët.

Premiera e “Tomi dhe Jerry” do të jetë më 5 mars 2021./