RMV/ Ja ku asgjësohen mbeturinat mjekësore nga qendrat e Kovid-19

 Kriza me Kovid 19 ka rritur vëllimin e mbeturinave mjekësore që po dërgohen për asgjësim në deponinë Drisla të Shkupit ku digjen në furrën që është 40 vite e vjetër. Në nivel mujor në Drislla sillen 70 ton mbeturina mjekësore, ndërsa prej tyre 15 ton janë nga qendrat Covid.

Marketing

Të gjitha këto mbetje të rrezikshme dhe infektive as muajt e ardhshëm nuk do të asgjësohen në sistem të ri të mbetjeve mjekësore që shteti ka dështuar ta instalojë që nga viti 2012. Kryetari i Shkupit, Shilegov, para dy viteve paralajmëronte se furra e re do të vihet në funksion në verën e vitit 2018. Por kjo nuk ndodhi. Pse premtimi nuk është përmbushur? Shilegov jep këtë shpjegim:

Furra e re, përkatësisht autoklava për asgjësimin e mbeturinave mjekësore, është prokuruar. Megjithatë, duke qenë se jemi trashëgimtarë ligjor të situatës në Drisla dhe kemi trashëguar dokumentacion të parregullt ndërtimor, përkatësisht procedurë për lëshimin e lejes së ndërtimit, e njëjta është në vazhdim e sipër dhe pres që të përfundojë së shpejti”-tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit. Furra e vjetër e cila aktualisht i asgjëson mbetjet mjekësore nuk është as e servisuar rregullisht. Edhe pse kjo duhet të bëhet një herë në vit, këtë vit nuk është bërë.

Vetë situata dhe kriza me Covid 19 nuk na lejon ta bëjmë këtë, kështu që çdo ditë rritet theksi në mbrojtjen e furrës në mënyrë që të mos humbasë funksionalitetin dhe të mos shkaktojmë ndonjë problem tjetër. … “-tha Kosta Nachevski, drejtor i Drisla-s. Nga Drisla premtojnë se sistemin e ri për trajtimin e mbetjeve mjekësore duhet ta presim në pranverë.