Prokuroria Themelore Publike Shkup ka parashtruar propozime për shqiptimin e urdhër-dënimeve për tre persona fizik dhe një person juridik. Mosveprim në pajtim me rekomandimet shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 të Kodit Penal.
Dy të akuzuarit e parë, babai dhe i biri, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së tyre kanë organizuar një fejesë, në të cilën kanë marrë pjesë diku rreth 30 mysafirë. Me këtë ata kanë shkelur masat dhe protokollet për parandalimin dhe pengimin e përhapjes së koronavirusit.
I akuzuari i tretë, si pronarë i një objekti hotelierik, më 3 tetor ka vepruar në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19, duke lejuar organizimin e një dasme ku kanë marrë pjesë rreth 90 persona, me këtë ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e njerëzve. Ngjarja është konstatuar gjatë kontrollit të ushtruar nga personat kompetent nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Prokurori kompetent për personat fizik ka propozuar 100 gjoba ditore në vlerë prej 20 eurove, derisa për të akuzuarin si person juridik është propozuar dënim në vlerë prej 300.000 denarë.