Kosovë: 13 viktima dhe 609 të infektuar me koronavirus

Kosovës të martën i janë​ shtuar 609 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,590 mostrave.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 350 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 12,864.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 939 pacientë kanë vdekur.