Wuhan “kalon” koronavirusin, hap panairin e madh tregtar

Wuhan tashmë i është rikthyer normalitetit. Pandemia është lënë pas ndërsa shkollat janë hapur, ekonomia është funksionale, po ashtu edhe jeta e natës.

Marketing

I konsideruar nga shumë shtete në botë si qyteti ku shpërtheu koronavirusi, për qytetarët e Wuhan COVID-19 tashmë është thjesht një ëndërr e keqe.

Autoritetet lokale kanë vendosur tashmë që në 28 nëntor deri në 6 dhjetor të presin dhe një konferencë ndërkombëtare të dedikuar për tregtinë dixhitale.

Qëllim i këtij panairi tregtar është t’i tregojë botës vitalitetin e ekonomisë së qytetit kinez. Në panair do të marrin pjesë diplomatë dhe delegacione tregtare nga 50 vende të botës.

Kujtojmë se Wuhan është vendi ku u regjistruan në dhjetor të vitit të kaluar rastet e para me COVID-19.