Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, zëvendësdrejtorëve dhe anëtarëve në institucionet shtetërore që janë nën kompetanca të saj.
Qeveria shkarkoi Amet Axhiun nga detyra e tij si drejtor i Institucionit Publik – Parku Kombëtar Pelister – në Manastir dhe në vend të tij emëroi Osman Shukriun.
Gjithashtu Qeveria në seancën e sotme vendosi të shkarkojë Trajçe Angelovskin nga detyra e tij – anëtar i Këshillit për partneritet publiko- privat, me kërkesë të tij për shkak të konfliktit të interesit.
Qeveria shkarkoi Elpida Mladenovskën me kërkesën e saj, si anëtare e Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e funksionimit materialo-financiar të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin e pyjeve të shtetit “Pyjet Kombëtare” dhe në vend të saj të emëroi Risto Pecov.
Gjithashtu, me kërkesë të tij shkarkoi dhe Gjoko Talevskin si anëtar i Bordit Drejtues, përfaqësues i ISHP Spitalit Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir.
Qeveria shkarkoi Dejana Nikolovën nga pozicioni si si anëtare e Bordit Drejtues të Qendrës Ndër-Komunale për Punë Sociale Sveti Nikollë, me kërkesë të saj dhe në vend të saj të emëroi Katerina Seneva Koneva.