Realit i takon derbi, Interit i vështirësohet kalimi i grupit

Real Madrid e ka fituar derbin e ‘San Siros’, duke e mposhtur 0-2 Interin në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve.

Marketing

‘Los Blancos’ e nisën mirë takimin duke fituar një penallti në minutën e 7’, të cilën e shndërroi në gol Eden Hazard.

Inter nga minuta e 33’ mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arturo Vidal.Real Madrid në minutën e 59’ dyfishoi epërsinë, kur Achraf Hakimi shënoi autogol.Me këtë fitore, Real Madrid numëron shtatë pikë, dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa Inter me dy pikë, në vendin e katërt në grup