Nipi e zbulon flamurin personal të Isa Boletinit: E ka ngritur me 30 qershor 1912

Në fshatin Boletin në veri të Kosovës, gjendet kulla e Isa Boletinit.

Marketing

Emisioni “Ballkan” këtë javë bisedoi me stërnipin e tij, Gazmend Boletinin dhe u njohëm me flamurin origjinal me të cilin luftoi dhe xhamadanin që ai ka veshur.

“Xhamadanin e punuar nëna e Isait, mund të jetë afro një shekull, ka qenë xhamadan vere, se në vijmë nga zona e Shalës dhe e ka mbajtur në krah. Shenjat janë besimet Ilire, gjarpri.

Ky është flamuri personal i Isa Boletinit, e ka ngritur në 30 qershor në 1912 dhe ka shpallur këtë zonë të lirë dhe ka formuar bazë ushtarake dhe kështu filloi kryengritja e përgjithshme.

Në 12 gusht 1912 ka hyrë në Shkup, vilajetin e Kosovës. Por për herë të parë e ka përdorur në 1910 në Kuvendin e Isniqit’ tha ai.

Gazmend Boletini rrëfen edhe një detaj interesant te shqiponja në flamur. “Isa fliste, ai (rrobaqepësi) punonte, dhe kur e kanë pyetur pse me krahët poshtë (shqiponja), sepse akoma nuk i kemi çliruar trojet shqiptare” tha ai.