Që në orët e para të mëngjesit u hap ceremonia funebre për Diego Armando Maradonën .
Që nga mbrëmja e kaluar kanë qenë dhjetr mijëra njerez të rreshtuar për të bërë homazhe për “Pibe de Oro”.
Kur këtij lumi njerëzish iu dha mundësia të hynte brenda në Casa Rosada, pallati presidencial i Argjentinës, të ngjitën nxituan për tu gjendur para arkivolit të legjendës, duke krijuar paksa edhe tension.
Mbi arkivol një bluzë e Boca-s, një numër 10 të Argjentinës dhe një flamur argjentinas.
Imazhet e përcjella nga ceremonia vërtet prekes, të rinj e të moshuar, burra dhe gra në lot për ndarjen nga jeta të futbollistit më të madh që ka njohur historia e futbollit modern.
Parashikohet që me dyndjen që ka, numri I atyre që do kryejnë homazhe të jetë mbi 1 milion në Argjentinë.
Skena të tilla ishin edhe në Napoli, shtëpia e tij e dytë, qytet që e ka një symbol Diegon. Mijëra e mijëra napoletane kanë kryer homazhe në stadiumin San Paolo që tashmë do të marrë emrin e Maradonës.
Pamje dhe moment që tregojnë se sa e fortë ishte dashuria për Maradonën dhe magjinë që ai la pas në futbollin e luajtur.