Fatmir T. , 21 vjeçari është një i ri nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte arrestuar në Aeroportin e Cyrihut për një krim të tmerrshëm që kishte bërë, njofton blick.
Ai ishte nisur të udhëtonte jashtë vendit, por nuk ia arriti. Policia në një kontroll rutine në Aeroportin e Cyrihut i kishin gjetur në çantën e tij kokën e një gruaje, e cila i përkiste gjyshes së tij, Miradije T. 74 vjeçare, shkruan “Bota sot”.
Ai ishte munduar ta mbulonte krimin e tij, duke e mbështjellë kokën e viktimës me një peshqir të mëndafshit, të cilën e kishte vendosur në një qese, pastaj e kishte future në çantën e tij të shpinës. Sipas raportit, autori i veprës ka vepruar në një gjendje jo të mirë shëndetësore.