KOVID-19 në Shqipëri, 10 viktima dhe 656 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 10 persona nga koronavirusi, ndërsa janë 656 konfirmuar raste të reja nga 2.174 testime të kryera.

Marketing

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në bashkitë: 131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën: 3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastar, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (26 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         656

Të shëruar ne 24 orë                      321

Të shtruar në spitale                       469

Humbje jete në 24 orë                  10

Testime ditore                              2.174

 

Testime totale                 182.016

Raste pozitive                 35.600

Raste të shëruara          17.352

Raste Aktive                   17.495

Humbje jete                   753

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8904

Fier        1360

Durrës 1312

Korçë    953

Vlorë     875

Shkodër    870

Elbasan 827

Lezhë    757

Berat     524

Gjirokaster 551

Kukës    392

Dibër     170