Deputetët Zendeli dhe Misovski emërohen nënkryetarë të Kuvendit

Deputetët kanë zgjedhur deputetët Fadil Zendelin nga Lëvizja Besa dhje Goran Misovski nga PRSD-ja për nënkryetarë të Kuvendit.

Marketing

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk propozoi nënkryetar të Kuvendit, ndërsa nuk kishte asnjë propozim nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Paraprakisht,  Dobrilla Kacarska me 61 vota “për” u zgjodh për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.

Në vazhdim të seancës së 21-të, pa debat në leximin e parë u miratuan 15 ligje.