Dy javë pas mbylljes, ulen ndjeshëm rastet në Austri

“Një javë përpara përfundimit të afatit për masat mbyllëse, rastet e infektimeve me Covid kanë shënuar sërish rënie. Po kështu edhe rastet e shtrimeve në spitale dhe pacientët në terapi intensive kanë patur lehtësim. Tashmë na duhet një javë e fundit e fortë dhe e fokusuar”. Kështu ka deklaruar Ministri austriak i Shëndetësisë Rudolf Ansober, në një deklaratë lidhur me mbylljen e dytë të vendit që nisi më 17 Nëntor dhe pritet të përfundojë më 6 Dhjetor.

Marketing

“Le të tregojmë edhe një herë se mund të japim një kontribut të fortë në reduktimin e kontakteve direkte dhe mbajtjen e distancave apo masave specifike, sepse na duhet të arrijmë një rekord në reduktimin e rasteve javën e ardhshme”, u shpreh ai.

Të shtunën e parë të nëntorit Austria shënoi 8,241 raste të reja. Një javë më pas 7,063 raste dhe të shtunën e tretë 6,611 raste. Ndërkohë këtë të shtunë në vend u regjistruan 4,669 raste, në një rekord prej 40,205 testimesh dhe 7,446 pacientë të shëruar.