Zyrtarët në Afganistan thonë se një sulm masiv me makinë bombë masiv në një bazë ushtarake në provincën lindore Ghazni shkaktoi vdekjen e të paktën 30 pjesëtarëve të forcës së sigurisë.
Zyrtarët në Afganistan thonë se një sulm masiv me makinë bombë masiv në një bazë ushtarake në provincën lindore Ghazni shkaktoi vdekjen e të paktën 30 pjesëtarëve të forcës së sigurisë.
Baz Mohammad Hemat, kreu i departamentit të shëndetit publik të provincës i tha Zërit të Amerikës se shpërthimi plagosi të paktën 24 anëtarë të personelit. Baza e ushtrisë në periferi të kryeqytetit të provincës, e quajtur gjithashtu Ghazni, drejtohej nga forcat speciale afgane, thanë dëshmitarët për Zërin e Amerikës.
Ndërkohë, një tjetër makinë bombë në provincën jugore të Zabulit vrau tre vetë dhe plagosi më shumë se 20, thanë zyrtarët për Zërin e Amerikës. Kreu i këshillit të provincës, Atta Jan Haqbayan, që me sa duket ishte objekti i sulmit dhe roja i tij i sigurisë ishin midis të plagosurve.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet që vijnë ndërsa bisedimet e paqes midis kryengritësve talebanë dhe përfaqësuesve të qeverisë afgane kanë ngecur për javë të tëra. Të ashtuquajturat negociata ndër afgane, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, janë duke u mbajtur në Katar. Të dy palët luftarake afgane fajësojnë njëra-tjetrën për ngecjen.
Dhuna në Afganistan ka shënuar rritje të ndjeshme javët e fundit, me shumë forca të sigurisë dhe civilë të vrarë vetëm në muajin nëntor./VOA/