Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi të mërkurën fillimin e vaksinimit masiv vullnetar kundër COVID-19 nga java e ardhshme, raporton Reuters.
“Rusia do të ketë prodhuar 2 milionë doza vaksinash brenda ditëve të ardhshme” deklaroi Putin. “Le të biem dakord për këtë, nuk do të raportoni tek unë javën tjetër, por do të filloni vaksinimin masiv, le të shkojmë në punë tashmë,” i tha Putini Zëvendës kryeministres Tatiana Golikova.
Ndërsa Golikova tha se vaksinimi në shkallë të gjerë do të fillojë mbi një bazë vullnetare në dhjetor.
Rusia tha muajin e kaluar se vaksina e saj “Sputnik V”, sipas rezultateve të paraprake ishte 92% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19.
Me 2.347.401 infeksione prej fillimit të pandemisë, Rusia është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të rasteve COVID-19 pas Shteteve të Bashkuara, Indisë dhe Brazilit. Ajo ka regjistruar 41.053 vdekje si pasojë e koronavirusit.