Arbër Ademi: Maqedonia e Veriut ka bërë hapa historik drejt përmirësimit në relacionet e mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi ka marrë pjesë në takimin e Komisionit Interparlamentar për Ballkanin Perëndimor: 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.

Marketing

Para të pranishmëve, respektivisht para Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendëskryetarit të KE-së, Zhozef Borell dhe Eurokomisionerit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhej, deputeti i BDI-së, Ademi, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë hapa historik drejt përmirësimit në relacionet e mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunim për çka ishte edhe e shpërblyer me anëtarësimin në NATO.

Gjithashtu, Arbër Ademi bëri të ditur se vendi po vazhdon me përkushtim punën drejtë përmbushjes së reformave të nevojshme të BE-së.

“Vendi ynë vazhdon të punojë i përkushtuar në përmbushjen e reformave të nevojshme të BE-së me qëllim që në dhjetor në Berlin të miratohet Korniza Negociuese për anëtarësimin në BE”- ka deklaruar Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.