946 raste të reja, 789 të shëruar dhe 33 persona të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2564 testime, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me koronavirus.

Marketing

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 789 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit betejën kundër KOVID-19 e kanë humbur 33 persona.
Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 63 890, numri i pacientëve të shëruar është 40 977, i të vdekurve 1 825.

Numri i rasteve aktive është 21 088.