Stephanie Frappart në histori, gjyqtarja e parë në ndeshjet e Championsit

Për herë të parë, qendra e vëmendjes në një fushë futbolli nuk ishte te lojtarët por për gjyqtarin. Ose më saktë te gjyqtarja.

Marketing

Stephanie Frappart shkroi historinë e futbollit në sfidën e Championsit, Juventus-Dinamo Kiev, duke u bërë femra e parë që arbitron një ndeshje të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

37-vjeçarja franceze kishte vendosur “rekorde” të tjera: ishte bërë femra e parë që arbitroi në Ligën Franceze, ajo drejtoi finalen e Superkupës së Europës 2019 midis Liverpoolit dhe Chelsea-t, ndërsa tetorin e kaluar bëri debutimin e saj në Europa League.