Shkup, 381 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditë së djeshme (02.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë ka shqiptuar gjithsejtë 381 gjoba dhe atë: 44 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 30 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 26 për përdorim të celularit gjatë vozitjes. Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për kalim në dritë të kuqe të semaforit, 72 gjoba për parkim të parregullt, ndërsa 51 makina janë marrë nga karrotreci. Për mosmbajtje të maskës mbrojtëse janë shqiptuar 71 gjoba.

Marketing

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat me çka edhe do të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.