Greqia shtyn deri më 14 dhjetor masat anti-kovid, vaksinimi falas

Greqia ka shtyrë afatin e masave kufizuese deri më 14 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, i cili tha se pavarësisht uljes së shifrave të të infektuarve në ditët e fundit, kurba nuk ndryshon me ritmin e pritshëm.

Marketing

Në lidhje me vaksiminim kundër COVID-19, Petsas ka deklaruar se do të jetë falas për të gjithë, do të bëhet vullnetarisht, ndërsa Greqia do të ketë 1.018 qendra vaksinimi për të vaksinuar 2.117.440 qytetarë në muaj, duke filluar nga personeli i Shëndetësisë, moshat mbi 65 vjeç, persona që vuajnë nga sëmundjet e tjera dhe në vijim të tjerët, raportojnë mediat greke.

Më herët ministria e Zhvillimit dhe Investimeve njoftoi se nga e hëna, 7 dhjetor, do të lejohet funksionimi i bizneseve me pakicë të artikujve sezonalë të Krishtlindjeve, si dhe shitja e tyre nga supermarketet.

Detajet për oraret e hapjes dhe mënyrën e funksionimit të këtyre dyqaneve do të shpallen të premte nga sekretari i përgjithshëm përgjegjës i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,  Panagiotis Stampoulidis.