Anëtarët e larguar nga kryesia dhe kuvendi i partisë Alternativa – dega Tetovë këtë pasdite përmes një shkrimi dërguar në redaksinë e TV21, kanë demantuar deklaratën e kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi i cili tha se 90% në degën e Tetovës janë aty, por vetëm 3-4 persona janë larguar.
“E kemi nderin tu japim lajmin ekskluziv të pavërtetat që tha në emision kryetari i Alternativës se nuk ka dorëheqje nga kryesia dhe kuvendi i partisë.
Reagim ndaj deklaratës të Kryetarit të subjektit politik Alternativa të dhënë në emisionin Click Plus në TV21. Ku thot: Se asnjë nga anëtarët e kuvendin qendror dhe kryesisë qendrore nga Dega e Tetovës nuk është terhequr.
E vërteta flet ndryshe se janë larguar këto anëtarë të kuvendit qendror dhe kryesisë qendrore:
1. Prof. Dr. Nexhbedin Kahremani – Nënkryetar i partisë dhe Anëtar i kryesisë Qendrore.
2. Mr. Gazmend Arifi – Kryetar i Degës Tetovës dhe Anëtar i kuvendit qendror.
3. Prof. Dr. Qahil Ibrahimi – Anëtar i kuvendit qendror.
4. Dr. Sulejman Hodai- Anëtar i kryesisë qendrore.
5. Prof. Shkodran Demiri- Anëtar i kuvendit qendror.
Në kohët më të vështira dhe të pa përshtatshme në të cilat kaloj subjekti politik Alternativa me shumë shokë bëmë të pamundurën për të vazhduar ideja në të cilën besuam. Arsyeja e largimit ka qenë mos respektimi i vendimeve të degës nga ish ministri Hysni Ismaili dhe keqpërdorimi i pozicionit politik. Dhamë gjithçka që ishte e nevojshme por ky sinqeritet nuk u përfill nga organet e partisë që ishin nën ndikimin e Hysni Ismailit i cili merrte vendime kokë më vete. Ju kishim lutur këto emrat ti largoni nga lista që është në uebfaqen e Alternativës që mos krijohet huti në opinion. Pas këtyre anëtarëve qëndrojnë edhe shumë kryetar nëndege dhe aktivist tjerë”.
Kujtojmë që të hënën në Click Plus kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se Dega e Tetovës mbetet një prioritet, dhe se 90% e anëtarëve nuk janë larguar, por janë vetëm 3 -4 persona që janë larguar për arsye që i kanë bërë të ditura në publik.
publik.