Në vazhdën e punimeve të Seancës së Komisionit për Financa dhe Buxhet të RMV-së, ku si pikë e vetme e rendit të ditës është diskutimi mbi Buxhetin e vitit 2021, respektivisht diskutimi mbi amendamentet e propozuara për Buxhetin, deputetja e ASH-së, Ilire Dauti, në stilin e saj, në vend që fajtorin për gabimet teknike dhe gjuhësore t’i pranon dhe në pajtim me procedurat parlamentare të kërkon votim dhe përkrahje për amendamentet të ndryshuar, në mënyrën e saj vazhdon me ofendime, informon ilirianews.mk
Këtë herë ajo për të , ajo, për të rritur veten e saj, pa fije mëdyshje tha se në shërbimet e Kuvendit punojnë njerëz joprofesional, të paaftë e të padenjë për ta kryer punën e tyre e që nuk i njohin gjuhën shqipe dhe maqedone.
Nëse e kemi parasysh fjalimin e saj para diasporës se nxënësit tanë janë analfabetë funksional, kjo edhe nuk duhet të na habit shumë.
Por, ti ofendosh tani shërbimet e Kuvendit, ata që punojnë e janë në hapësirat e Kuvendit ndoshta edhe më shumë se shumë deputetë, thjeshtë është jonjerëzore, josolidare dhe e palejueshme.
Deputetja e ASH-së, Dauti, siç duket i sheh dhe i shigjeton vetëm gabimet, nëse mund të quhen, e të tjerëve dhe harron se vet ajo, një profesoreshë, asnjëherë të vetme nuk e bën dallimin midis zanoreve “Y” dhe “I”.
Sa shkronja ka alfabeti i gjuhës Shqipe?
A ofendon nxënësit?
A ofendon kolegët?
A ofendon shërbimet që ju shërbejnë dhe marrin rrogë mujore ndoshta ¼ e rrogës së deputetes dhe me atë rrogë mbajnë familjet e tyre?
Këtyre pyetjeve duhet ti përgjigjet deputetja Dauti! Nëse jokolegialiteti, josolidarizimi dhe johumanizmi do të kishte emër – ai do të quhej Ilire Dauti!