Në 24 orët e fundit në qendrat kovid janë hospitalizuar 41 pacientë për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Gjithsej 445 persona të dyshuar dhe të infektuar nga “Covid 19” shërohen në repartet infektive në kryeqytet bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në Klinikat interne ka pasur 19 pranime të pacientëve të rinj prej të cilëve gjashtë pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkrive, katër pacientë në Klinikën për sëmudje të syve, tre pacientë në Klinikën e Nevrologjisë dhe Otorinolaringologjisë , dy në Klinikën e Nefrologjisë dhe një në Klinkën e Dermatovenerologjisë.
Në Spitalin “8 Shtatori” janë pranur 13 pacientë të rinj, ndërsa në Klinkën Infektive nëntë pacientë. Në Spitalin “8 Shtatori” ka gjithsej 103 pacientë, në Klinikën për sëmundje Infektive janë hospitalizuar 146 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkrive në Kozle ka 33 pacientë, prej të cilëve 8 fëmijë dhe 25 të rritur.
Edhe përskaj numrit të madh të pranimeve të reja ka 40 vende të lira dhe pritet të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe në Spitalin 8 shatori. Në 24 orët e fundit janë shëruar 33 pacientë.