Edhe sot shifrat e të infektuarve në Greqi vijojnë të jenë të larta.
Sipas raportimeve, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 1383 persona të prekur me koronavirus. Ndërkohë që, 98 persona kanë humbur betejën me virusin, duke bërë që numri total i viktimave të shkoj në 2902.
Sipas njoftimit të autoriteteve shëndetësore, shumica e viktimave nga COVID-19 kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese. Mosha mesatare e personave që humbin jetën nga pandemia është 79-vjeç.
Deri më tani, në spitalet COVID në Greqi janë 594 pacientë të intubuar.