Historia e 24-vjeçarit që mori vaksinën dhe rrëfimi për efektet anësore

Pas Britanisë së Madhe, njëra pas tjetrës të gjitha vendet po fillojnë të punojnë për marrjen e vaksinës kundër Covid 19.

Marketing

Ndërkohë shumë njerëz kanë nisue të pyesin jo vetëm mbi efektet e saj kundër virusit, por edhe procesin e vaksinimit dhe efektet e tij anësore.

Një vullnetar që mori pjesë në testin e vaksinës Moderna tha se vaksina “sigurisht nuk ishte sikur të bëje një shëtitje në park”, por padyshim që do ta bënte përsëri.

Giasir Batalvi, një 24 vjeçar i diplomuar që jeton në Boston, u përfshi në testimet vullnetare duke plotësuar formularin e aplikimit në internet në fillim të korrikut pasi ndjeu nevojën për të bërë diçka për të ndihmuar gjatë pandemisë.

“Unë u ndjeva i pafuqishëm. Kjo pandemi ka prekur ndjeshëm jetën e të gjithë neve.  Nuk ka të bëjë vetëm me jetën tonë, por edhe me jetesën tone. Në fillim nuk mendoja se do të më zgjidhnin mua. Por në shtator, më në fund mora telefonatën. Dhe në mes të tetorit mora pjesë ”, i tha vullnetari CNN international.

Ai ishte pak nervoz kur i thanë të hapte mëngën e bluzës, veçanërisht kur iu dha të firmoste pëlqimin e tij për një tekst në 22 faqe. Por siç thotë, e ndjente se po merrte pjesë në një mision kombëtar.

“Unë mendoj se vaksinimi masiv është me të vërtetë mënyra e vetme reale për të dalë nga pandemia”, thotë vullnetari.

Ndjesia dhe efektet anësore

Në fillim injeksioni dukej si vaksina e gripit, një pickim i vogël në shpatull. Kur u largova nga spitali atë pasdite, vendi I injektimit filloi të ngurtësohej  pak. Ishte patjetër e menaxhueshme, ju thjesht ndiheni sikur nuk mund ta lëvizni dorën tuaj shumë mbi sup. Efektet anësore, megjithatë, ishin lokale. Dua të them, është vetëm tek muskujt e shpatullave. Nuk ndikon në asgjë tjetër dhe ju ndiheni mirë ”.

Kjo pas dozës së parë. Doza e dytë, megjithatë, ishte pak ndryshe.

“Sapo mora dozën e dytë, unë kisha disa simptoma më të dukshme. Ndërsa isha në spital, duke marrë dozën e dytë, isha mirë. Por nata ishte e vështirë. Kisha një ethe të shkallës së ulët, lodhje dhe të dridhura”, thotë vullnetari.

Siç tha ai, atë ditë ai nuk ishte i disponueshëm për asgjë, por të nesërmen në mëngjes “isha gati”.

Ai thirri mjekët për t’i informuar në lidhje me simptomat e tij. Ata nuk u shqetësuan dhe i thanë që të mos shqetësohej as ai.

Të ndjeheni keq nuk do të thotë që jeni tinfektuar me Covid-19 nga vaksina. Në fakt, ekspertët thonë se të paturit e këtij lloji të reagimit tregon se trupi juaj po përgjigjet si duhet, dhe kjo nuk duhet të dekurajojë askënd nga vaksinimi.

“Kjo do të thotë që sistemi juaj imunitar po punon për ju. Dhe duhet të ndiheni mirë për këtë”, thotë Dr. Paul Ofit, nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.

“Njohja e disa prej efekteve anësore nuk duhet ta bëjë të vështirë për askënd marrjen e vaksinës duke ditur se ky virus i tmerrshëm ka vrarë mijëra njerëz dhe mund të shkaktojë probleme afatgjata.”

E njëjta gjë u theksua nga epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci.

“Ajo që trupi ynë po na thotë është se i përgjigjet mirë infeksionit,” tha ai. “Disa njerëz nuk ndiejnë asgjë. Të tjerët ndiejnë një dhimbje në shpatull.” Disa të tjerë përveç dhimbjes mund të ndiejnë një ftohje të lehtë, si kur kanë një sindrom gripi, dhe disa, më rrallë, mund të zhvillojnë ethe. ”

Sipas Faucit, “pothuajse të gjitha simptomat ulen brenda 24 ose më së shumti 48 orësh”, duke shtuar se është e rëndësishme të jesh i sinqertë me njerëzit për efektet anësore që mund të përjetojnë.

Sipas këshilltarit shkencor Monchev Slawi, rreth 10 deri në 15% e personave  të vaksinuar do të zhvillojnë “efekte anësore mjaft të dukshme”.

“Shumica e njerëzve do të kenë shumë më pak efekte anësore të dukshme. Unë sinqerisht mendoj se – në krahasim me një efikasitet prej 95% kundër një infeksioni që mund të jetë fatal ose dobësues i konsiderueshëm – është një përqindje e mirë.”

Efektet anësore si ajo që ka përjetuar Batalvi nuk duhet të ngatërrohen me çështjet e sigurisë.

“Megjithëse ne e dimë që parashikimet për efektet anësore brenda dy muajve nga kryerja e vaksinës janë shumë të mira, për të dy vaksinat Moderna dhe Pfizer, ne nuk kemi përvojë se çfarë ndodh një ose dy vjet më vonë dhe ne duhet ta dimë ndërsa vazhdojmë përpara me këtë process”, thotë Slawi.

Batalvi thotë se ai pret me padurim fundin e pandemisë në mënyrë që ai dhe familja e tij të takojnë binjakët e porsalindur të motrës së tij – një djalë dhe një vajzë – të lindur në fillim të kësaj jave.

“Shpresoj që sapo të dalë vaksina, njerëzit do të ndihen të sigurt për ta marrë. Unë jam këtu: Unë e bëra vaksinën, jam mirë.” Unë mendoj se mund ta kalojmë këtë”, thotë ai./