Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, së bashku me Zv ministrin e Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepin sot vizituan vendbanimin Kopanic ku nga afër vëzhguan punimet në rrugën që është shtruar me pllaka bekatoni.
Duke respektuar masat mbrojtëse nga pandemia Covid 19, ishin prezent edhe disa banorë të vendbanimit Kopanic ata janë falënderuar kreut të komunës Bexhetit, për premtimin e mbajtur dhe për realizimin e punimeve në këtë rrugë.
“Kryetari i komunës Blerim Bexheti, ju shprehi mirënjohje qytetarëve për besimin që ata kanë për komunën, duke shtuar se fokusi i komunës edhe më tej do të qëndroj në zhvillimin e kushteve më të mira për jetes dhe për një infrastrukturë më të zhvilluar”.
Kjo rrugë gjithsej është 520m2 gjatesi, gjërësia mesatare 4.5 metra 2340 m2 si dhe mjetet për bekatonizimin e kësaj rruge janë siguruara nga buxheti i Komunës së Sarajit.
Komuna e Sarajit po urbanizohet në çdo vendbanim edhe më tej do të vazhdohet me intensitetin e njëjtë me shumë projekte të ndryshme ku do të përfshihen të gjitha vendbanimet.
https://www.facebook.com/822691744495521/videos/2078807268923474