Qyteti që ndalon cigaren edhe brenda në shtëpi, por lejon hashashin!

Duhanpirja do të jetë e ndaluar brenda ambienteve të shtëpisë, në San Francisko. Por ka një përjashtim: pirja e hashashit do të lejohet. Bordi i supervizorëve të qytetit votoi të martën e kaluar 10-1 në favor të ndalimit të pirjes së cigareve në apartamente, me përjashtim të kanabisit. Rregulli i ri u miratua për të mbrojtur banorët e tjerë të shtëpisë nga pasojat e tymit të cigares.Por marijuhana terapeutike do të lejohet. Shkelësit do të përballen me një gjobë prej 1000 dollarësh. Pirja e duhanit është e paligjshme në hapësirat publike, por rregulli i ri futet brenda apartamenteve dhe banesave private. Megjithatë, urdhri pritet të shkojë javën e ardhshme në zyrën e kryetares së Bashkisë, London Breed, e nëse e firmos, hyn në fuqi 30 ditë më vonë.

Marketing
Marketing