Kosova në grupin me B me Spanjën dhe Suedinë, ndërsa Shqipëria në I me Anglinë dhe Poloninë

Sonte (e hënë) në Cyrih të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Marketing

Kosova është në grup tejet të vështirë, pra në B së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ndërsa, Shqipëria gjendet në grupin I, me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Këto janë të gjitha grupet:

Grupi A: Portugali, Serbi, Irlandë, Luksemburg, Azerbajxhan.

Grupi B: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, Kosovë.

Grupi C: Itali, Zvicër, Irlanda Veriore, Bullgari, Lituani.

Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnja Hercegovinë, Kazakistan.

Grupi E: Belgjikë, Uells, Çeki, Bjellorusi, Estoni.

Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izraeli, Ishujt Farore, Moldavi.

Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Latvia, Gjilbratar.

Grupi H: Kroaci, Sllovaki, Rusi, Slloveni, Qipro, Malta.

Grupi I: Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino.

Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtajn.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja e para do zhvillohet me 24-25 mars 2021.