Presidenti i Malit të Zi: Me Vuçiç nuk flas

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka hedhur akuza ndaj lidershipit në Beograd se me politikën e viteve të fundit po tenton që të rikthejë Serbinë e Madhe.

Marketing

Sipas tij, Serbia i është rikthyer politikës së saj të viteve ‘90 duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, por në fakt sipas kreut të shtetit malazez Serbia po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje.

Në një ose dy vitet e fundit, Serbia i është rikthyer politikës së saj të viteve ‘90 duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, ajo në të vërtetë po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje kamufluar idenë e saj për rindërtimin e një Serbia të Madhe” tha ai.

Presidenti malazez deklaroi se nuk ka asnjë komunikim me presidentin serb Vuçiçin, teksa tha se kur shkon për vizitë në Beograd nuk telefonon asnjë nga homologët e shtetit serb.

“Kur shkoj për vizitë private në Beograd, nuk telefonoj asnjë nga kolegët e mi në qeverinë e shtetit në Serbi” deklaroi ai.