Vijon të ketë një trend rritës numri i viktimave nga pandemia COVID-19 në Itali.
Sipas raportimeve ditore nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar ditën e sotme 634 viktima nga 528 që ishin një ditë më parë. Ndërkaq, janë infektuar 14842 persona nga afro 150 mijë tampone të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shtruar 192 pacientë në terapi intensive, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave në terapi intensiv në 3345