Qeveria: Transparenca kryesore është politika jonë prioritare, e rrisim transparencën e institucioneve dhe komunave (Video)

Në pajtim me politikat e Qeverisë për transparencë dhe llogaridhënie në mbledhjen e djeshme Qeveria solli vendim që t’i obligojë të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike themeluar nga ajo, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, në afat prej 30 ditësh ne ueb faqet e tyre t’i publikojnë dokumentet dhe informacionet e vendosura në nenin 10 nga Ligji pēr qasje të lirë në informacione të karakterit publik ose të njohura si dokument 21.

Marketing

Transparencë maksimale në harmonizim me nenin e njëjtë të Ligjit dhe në të njëjtat afate Qeveria u rekomandon komunave, Qytetit te Shkupit dhe komunave në Qytetit të Shkupit dhe institucioneve të themeluara nga ata.

 Si mekanizëm për sigurimin e transparencës, Qeveria të gjitha projektet që komunat i realizon me mbështetje nga Buxheti i kushtëzon me zbatimin e tërësishëm të rekomandimeve në përputhje me politikat qeveritare për transparencë dhe në përputhje me obligimet nga Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Kjo ka të bëjë me të gjitha projektet e reja kapitale per vitin 2021 pë zhvillimin lokal nga Buxheti qendror, investimet kapitale për zhvillim lojal nga TAV programi, më tej projekte për zhvillim lokal nga programet e Bankës Botërore dhe nga Banka Evropiane për Investim, si dhe programet pë efikasitet energjetik dedikuar njësive për vetëqeverisje lokale.
https://www.youtube.com/watch?v=J3Clw61exoc&feature=youtu.be