Ministria e Punëve të Brendshme për sonte në ora 19 paralajmëroi pres-konferencë për media, ku do të japin detaje për aksionin e mbrëmshëm në Haraçinë.
Kujtojmë që mbrëmë dhjetëra makina të policisë, të përforcuara edhe nga njësitet speciale nisën aksion në Haraçinë të Shkupit. Cak i aksionit ishte vendbanimi Mojancë i kësaj Komune, ku kishte informacione për sasi të madhe të marihuanës.