Policia publikoi rezultatet e bastisjes në Haraçinë, arrestime dhe sekuestrim të drogës

MPB-ja në koordinim me PTHP gjatë ditës së djeshme dhe të sotme ka ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitete me qëllim të zbardhjes së veprës penale “vjedhje”, të kryer mes datës 3 dhe 4 Dhjetor në një depo të një firme në Josifovë të Vallandovës ku janë konfiskuar afër 2 ton marijuanë.

Marketing

“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse dhe pas marrjes së njohurive operative janë kryer bastisje në Haraçinë, Mojancë të Epërme në Shkup, si dhe në lokalitete tjera, ku është gjetur një pjesë e drogës dhe materiale tjera që ndërlidhen me veprën penale, kurse janë arrestuar edhe një pjesë e të dyshuarve” – ka thënë zëdhënësi I MPB-së Toni Angelovski.

“Deri më tani kemi 6 persona të dyshuar për të cilët kemi siguruar dëshmi, por hetimi po zgjerohet dhe vazhdon. Në koordinim me Prokurorinë Themelore – Gjevgjeli vazhdojmë me marrjen e masave dhe aktiviteteve deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti” – tha zëdhënësi Angelovski duke shtuar se për momentin janë vetëm këto informacione që mund të ndahen me opinionin.