Mali më i lartë në botë Everest është për 86 centimetra më i lartë, njoftuan Nepali dhe Kina.
Deri më tani, dy vendet nuk janë pajtuar nëse duhet të shtojnë ose jo kapakun e borës sipër.
Autoritetet kineze kanë thënë se mali është i lartë aq sa lartësia e tij shkëmbore, ndërsa autoritetet e Nepalit kanë argumentuar se duhet përfshirë edhe bora në majë.
Lartësia e re e malit është 8,848.86 metra.
Matja e mëparshme zyrtare e Kinës ka qenë 8,844.43 metra, apo katër metra më e ulët se ajo e Nepalit.
Everesti shtrihet në kufirin midis Kinës dhe Nepalit dhe alpinistët ngjiten në majë të tij nga të dyja anët.
Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Nepalit dhe të Departamentit të Matjeve thanë se topografët e të dyja vendeve kanë rënë dakord për lartësinë e re.
Marrëveshja për të njoftuar bashkërisht për matjen e re të pikës më të lartë në Tokë është bërë gjatë vizitës së presidentit të Kinës, Xi Jinping, në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, vitin e kaluar.