Autobusi ngec në borën e madhe, Golf III e nxjerr sikur të ishte nga “letra”

Të reshurat e mëdha të borës ia kanë vështirësuar qarkullimin e lirë shoferëve të veturave në periferi të Shtutgartit, por shoferi i një veture të tipit Volkswagen Golf III ka arritur të fitojë epitetin e heroit të ditës.

Marketing

Një autobus që kishte ngecur në borë, nuk po mundte assesi të lëvizte. Por aty befasisht u shfaq një Golf III i cili ndërroi rrjedhën e “lojës”, transmeton Telegrafi.

Po të bëhet fjalë për golf të rëndomtë që bën tërheqje me rrotat e para, zor se do të kishte sukses – por bëhet fjalë për versionin që bën tërheqje me të katër rrotat.

Vetura që prodhon 90 kuaj-fuqi dhe bën tërheqje me të katër rrotat, ka dëshmuar se është tejet e fuqishme – e tërheq autobusin gjigant sikur të ishte i punuar nga letra, dhe atë në një terren pothuajse malor dhe të mbuluar nga bora.