Shqiptarët që për arsye të ndryshme lëshuan vendlindjen dhe përkohësisht vendosën të jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe Botës, po tregojnë suksese atje ku jetojnë dhe veprojnë. I tillë është edhe i riu nga Gostivari, Armend Zendeli i cili këtë javë magjistroi në drejtimin e Shkencave të Inxhinierisë, respektivisht drejtimin Inxhinieri Mekanike duke fituar titullin “Master i Inxhinierisë Mekanike”njofton Gostivari Sot
Armend Zendeli ka lindur në qytetin e Gostivarit, pas çka bashkë me familjen ka migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka mbaruar në Baar (Kanton Zug). Po ashtu, edhe shkollën e mesme teknike e ka mbaruar në Zug. Vlen të theksohet që si nxënës shembullor, Zendeli u kualifikuar në vendin e parë në pjesën e Zvicrës qendrore për suksesat e arritura gjatë shkollimit në drejtimin e teknikës.
Iorientuar në këtë drejtim, Armend Zendeli vijoi studimet në Universitetin “ETH Zürich”, universitet ky që rangohet si Universiteti më i mirë në Evropë, përjashtuar Anglinë.
Zendeli kreu me sukses të lartë studimet universitare dhe po në të njëjtin universitet ndoqi edhe studimet e magjistraturës, drejtimi Shkencat e Inxhinierisë (Engineering Sciences), respektivisht drejtimin Inxhinieri Mekanike (Mechanical Engineering) ku dhe fitoi titullin “Master i Inxhinierisë Mekanike” (Master Mechanical Engineering).
Duhet theksuar që “ETH Zürich”, është një universitet publik kërkimor në qytetin e Cyrihut, I themeluar nga Qeveria Federale Zvicerane në vitin 1854 me misionin e deklaruar për të edukuar inxhinierë dhe shkencëtarë. Universiteti përqendrohet ekskluzivisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. “ETH Zürich”, është pjesë e Institutit Federal Zviceran të Drejtimit të Teknologjisë (Domain ETH), pjesë e Departamentit Federal Zviceran të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimeve shkencore.
Në botimin e vitit 2021 të “World University Rankings” ETH Cyrihu renditet i 6-ti në botë dhe i 8-ti nga Times Higher Education Rankings World 2020. Në Renditjet e Universiteteve Botërore “QS – 2020” sipas lëndëve është renditur i katërti në botë për inxhinieri dhe teknologji. Gostivari Sot