KOVID/ Kroacia përballet me situatën më të rëndë epidemike në Europë

Kroacia po përballet me situatën më të rëndë epidemiologjike europiane. Pavarësisht masave kufizuese në fuqi për parandalimin e përhapjes së virusit shifrat vijojnë të jenë të larta.

Marketing

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 4520 raste të reja nga 13 000 testime të kryera duke regjistruar një rekord të ri ditor. Të dhënat epidemiologjike u raportuan nga Njësia e Krizave të Mbrojtjes Civile në Kroaci.

Deri më tani, në terma absolut, SHBA-ja mbetet vendi më i goditur nga pandemia me mbi 15.1 milionë raste totale dhe mbi 286 000 viktima.

Ndërkohë, numri i të prekurve me virusin Covid-19 i regjistruar zyrtarisht në botë që nga fillimi i pandemisë është më shumë se 68 milionë (68 046 467), sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins.