Të punësuarit sipas marrëveshjes kornizë do të kenë shans të dytë nëse refuzojnë të shkojnë në punën të cilën do tua caktoj qeveria. Ata pastaj do të futen në transfer listën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike. Por në rast se ata vazhdojnë të refuzojnë përfundimisht do të humbin punën.
“Jemi në përgaditje të listës. Ato që nuk do të pranojnë sipas ligjit do të futen në transferlistëne Ministrisë së shoqërisë informatike, në atë transfer listë do të ofrohet opcioni i dytë, e në qoftë se nuk e pranojnë edhe atë do tu ndërpritet marrëdhënia e punës. Duam që sa më pak të punësuar të kemi në transfer listën, që procesi të përfundon në fazë të parë. Me zgjidhjet e reja ligjore do të definohet koha se sa ato do të mund të qëndrojnë në transferlistë.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i administratës dhe shoqërisë infromatike.