Nëse vërtetohet se ka fyer në mënyrë raciste, gjyqtarin rumun e pret dënim i madh

Ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të PSG-së dhe Basaksehirit u zhvillua mbrëmë pasi gjyqtari i katërt përdori shprehje raciste kundrejt ndihmës trajnerit të skuadrës turke, Pierre Webo. Rumuni Sebastian Coltescu ishte zyrtari i katërt i ndeshjes kur iu drejtua kryesorit “duhet ta dëbosh zezakun jashtë”. Ndeshja u zhvillua mbrëmë dhe u drejtua nga gjyqtar tjerë.

Marketing

Por, çfarë do të ndodh me gjyqtarin rumun, Coltescu? Nëse vërtetohet se kishte fyerje raciste, gjyqtari nuk do të mund më asnjëherë të marr pjesë në ndeshjet e organizuara nga UEFA dhe FIFA.

“Thash ‘Negru’, që në gjuhën rumune donë të thotë e zi. Un nuk jam racist”, shkurt komentoi Coltesku për televizionin francez.

Ai gjithashtu mund të marr një dënim edhe nga Federata Rumune e Futbollit për të mos referuar ndeshje të kategorisë së lartë.

Ndëshkim por më të lehtë mund të merr edhe gjyqtari kryesor, i cili nuk reagoi kur dëgjoi një shprehje të tillë. UEFA ka treguar se nuk do të ketë aspak tolerime në luftën kundër diskriminimit racor.

“UEFA është në dijeni të një incidenti gjatë ndeshjes të së martës në Champions League midis Paris Saint-Germain dhe İstanbul Başakşehir dhe do të kryejë një hetim të plotë. Racizmi, dhe diskriminimi në të gjitha format e tij, nuk ka vend brenda futbollit”, thonë nga UEFA.

Nuk ka munguar as reagimi i klubit parisien në Twitter.

“Të gjitha format e racizmit shkojnë kundër vlerave të Paris Saint-Germain, presidentit të tij, stafit të tij dhe lojtarëve të tij”, thuhet në komunikatën e klubit parisien. Edhe klubi i Basaksehirit bëri një vlerësim të asaj që ndodhi në Twitter.

“Gjatë ndeshjes kundër Paris Saint-Germain lojtarët tanë vendosën të mos ktheheshin në fushë për shkak të sjelljes raciste të gjyqtarit të katërt, Sebastian Coltescu, ndaj ndihmëstrajnerit tonë, Pierre Webo. Ne kërkojmë shpjegime publike”.

Rezultati final i sfidës do të ketë pak rëndësi, pasi Leipizgu e ka siguruar vendin e parë ndërsa Basaksehiri është “blinduar” në vendin e fundit.